Kyresore » 2012 » Prill » 15 » Messi: Nuk do të luaj kurrë në Angli
3:57 PM
Messi: Nuk do të luaj kurrë në Angli
Fansat angleze do të marrin një vezullim të rrallë të lojtarit më të mirë në botë të mërkurën, kur Lionel Messi do të luajë përballë Chelseat me Barcelonën. Lojtari që po thyen cdo rekord individual të arritur deri më tani në botën e futbollit, pritet të jetë në formën e tij më të mirë, ndaj bluve të Londrës. Gjithsesi Messi sot shkatërron ëndërrat e tifozeve britanikëë që guxojnë të besojnë se një ditë ylli argjentinas do të zbarkojë për të luajtur në brigjet e tyre. Ata që I gëzohen realitetit janë fansat e Barcelonës që dëgjojnë 24 vjecarin ti dedikohet përjetë klubit të tij aktual duke i kthyer shpinën cdo tratative që mund ta largonte nga Camp Nou."Kurrë nuk e kam menduar jetën pas Barcelonës. Zemra ime i përket këtij klubi dhe nuk mund ta imagjinoj kurrë që të arriojë një ditë kur unë mund të largohem. Qëllimi im ka qenë gjithmonë të qëndroj këtu, që nga dita e parë kur erdha dhe asgjë nuk më ka bërë të ndryshoj mendje. E di që njerëzit kurrë nuk mund të thonë se cfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ky është një vendim që më përket vetëm mua dhe unë do të isha I lumtur ta mbyllja karrierrën te ky klub. E respektoj kampionatin anglez dhe skuadrat e tij, por unë nuk do të luaj kurrë në Angli”, deklaron Messi.

Me dygolëshin e shënuar ndaj Levantes, Messi arrin në kuotën e 63 finalizimeve në total këtë sezon, duke shkurtuar në vetëm katër gola me rekordin absolute të Gerd Myller me Bajernin e Mynihut në sezonin 1972-1973, por për argjentinasin arritjet individuale janë të parëndësishme nëse nuk i shërbejnë skuadrës.

"Golat janë të rëndësishëm vetëm nëse të udhëheqin drejt suksesit. Nëse nuk e bëjnë këtë nuk janë të rëndësishëm. Unë jam shumë më i interesuar për suksesin si skuadër. Unë shënoj pasi luaj me lojtarë të mrekullueshëm, futbollistë të talentuar, pa të cilët nuk do ta gjeja rrjetën kaq rregullisht. Mendoj se koha për të vlerësuar ato që ke arritur vjen në fundin e karrierrës, jo më parë. Vetëm atëherë mund të shijosh kujtimet. Ndërkohë dua vetëm të përqëndrohem te loja dhe që të jem i suksesëshëm”.

Messi nuk e merr lehtë sfidën me Chelsean. Edhe pse shumë kritikë i kanë shumëzuar me zero shanset e anglezëve për të mundur kampionët e Evropës para se të gjuhet topi i parë.

"Nuk ka ndeshje të lehta në këtë fazë të Champions. Kundërshtarët tanë janë aty me meritë dhe ne nuk e marrim me lehtësi kërcënimin që paraqesin. Nuk ka vend për vetëkënaqësi apo mendjemadhësi. Chelsea luan pa shumë presion, pasi me gjithë respektin për ta shumcia pret fitoren e Barcelonës, por ata kanë shumë eksperiencë dhe ne do ti trajtojmë me respektin maksimal, ndeshjet kundër tyre në të kaluarën janë vendosur për shumë pak gjë”, përfundon Messi.

Sfida e parë e gjysmëfinaleve të Champions mes Chelsea dhe Barcelonës do të luhet mbrëmjen e mërkurës në Stamford Bridge, në orën 20:45.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus