Kyresore » 2012 » Mars » 12 » Messi – nuk jam unë më i rëndësishmi
8:11 PM
Messi – nuk jam unë më i rëndësishmi
Ylli i Barcelonës Lionel Messi ka analizuar gjendjen aktuale që po përjeton skuadra e tij në kampioantin spanjoll. Argjentinasi është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer me katalansit dhe për këtë gjë faktet flasin vet. Megjithatë 24 vjecari në një intervistë të dhënë i ka kushtuar rëndësi dhe punës së arbitrave të cilët së fundmi po përfliten shumë si në Spanjë ashtu dhe në Itali për mënyrën e të gjykuarit. "Puna e referëve është mjaft e vështirë dhe kjo është normale e mbi të gjitha me presionin e ushtruar nga Madridi e Barcelona. Flitet shumë për ta dhe një gjë e tillë na dëmton të gjithëve. Gjithashtu mund të them që këtë vit do përpiqemi t’i bëjmë gjërat mirë në fushë , të fitojmë ndeshjet. Nëse sot gjendemi 10 pikë pas Realit , kjo është për arsyen se kemi lënë shumë pikë të na shpëtojnë dhe sepse Madridi është më i fortë dhe nuk humbet, " ka thënë argjentinasi. Messi foli dhe për cështjen më të diskutuar të momentin në shtëpinë e katalanasve, rinovimi apo jo i kontratës nga ana e trajnerit Pep Guardiolës. Ai thurri elozhe për teknikun e tij duke theksuar rëndësinë që ka 41 vjecari në klubin e Barcelonës. " Do të ishte e vështirë të gjeje një zëvendësues. Barcelona ka katër vjet që luan kështu nën drejtimin e tij.Për mendimin tim Guardiola është më i rëndësishëm se mua në Barcelonë. Ne jemi njësoj si ju , me mendimin se do të qëndroj apo jo. Sigurisht që të gjithë duam që Pep të vazhdojë këtu dhe nëse ai largohet ne do të vazhdojmë të ecim përpara edhe pse do të ishte shumë e vështirë pa të,” ka përfunduar ylli i Barcelonës. Ndeshjen e radhës Barcelona, në La Liga do ta zhvillojë ditën e shtunë ku kampionët e Europës dhe Botës do të përballen me skuadrën e Seviljas.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus