Kyresore » 2012 » Qershor » 24 » Messi sot feston 25 vjetorin e lindjes
6:29 PM
Messi sot feston 25 vjetorin e lindjes
Sot feston ditëlindjen njëri nga personat më të rëndësishëm që futbolli ka dhënë viteve të fundit, lojtari më i mirë në botë Lionel Messi. Ylli i Barcelonës është shfaqur në një foto me fanellën e Barcelonës me numrin 25, që simbolizon vitet e tij.I lindur në Rosario të Argjentinës, Messi me 25 vjetët e tij i ka dhënë futbollit një kah tjetër, një rrymë tjetër, duke u llogaritur qysh tani si lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Jo vetëm talenti i jashtëzakonshëm, por edhe kultura e lartë sportive është ajo që Messin e bën shembull për gjeneratat e reja dhe frymëzim për njerëzit që e duan futbollin dhe sportin në përgjithësi.Gjatë jetës së tij prej një çerekshekulli, Messi ka arritur të fitojë 3 Topa të Artë, gjë që s’e kishte bërë askush deri më tani në këtë moshë, ndërsa i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm me Barcelonën duke qenë protagonistë dhe udhëheqës i këtyre trofeve, shkruan Indeksonline.

Messi padyshim është njëri nga futbollistët më të dashur nga adhuruesit e sportit dhe të futbollit, dhe ëndrra e tij është që "jashtëtokësorin” shpejt ta shohin edhe me një titull të kampionit, atë të botës me Argjentinën, titull ky i vetëm që mungon në karrierën e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus