Kyresore » 2012 » Maj » 7 » Messi, “tremb” legjendat
9:02 PM
Messi, “tremb” legjendat
Pele, i cili kosniderohet futbollisti më i mirë të gjithë kohërave ka luajtur në total 813 ndeshje, 722 me klubet ndërsa 91 me kombëtaren. Ka shënuar gjithësej 753 gola, 676 me skuadrat ku është aktivizuar dhe 77 me Selesaon, me një mesatare 0.92 gola për ndeshje.Pele apo Maradona? Pyetja që ka mbizotëruar prej mëse 20 vitesh mbi futbollistin më të mirë të të gjitha kohërat duket se po del jashtë mode dhe për këtë po mendon Lionel Messi.Shifrat janë kokëforta dhe objektive dhe ato të Mesit ndonëse janë ende larg legjendës braziliane, janë të frikshme. Sepse nëse ylli argjentinas do ta vijojë karrierën duke ruajtur ritmin e 4 sezoneve të fundit me Barcelonën e Pep Guardioles, sigurisht që do të athyejë edhe rekordet e Peles, që avantanazh të madh ka vetëm fitimin e tre kampionateve botërore. 

Pele, i cili kosniderohet futbollisti më i mirë të gjithë kohërave ka luajtur në total 813 ndeshje, 722 me klubet ndërsa 91 me kombëtaren. Ka shënuar gjithësej 753 gola, 676 me skuadrat ku është aktivizuar dhe 77 me Selesaon, me një mesatare 0.92 gola për ndeshje.

Sigurisht që Messi nuk ka luajtur kaq shumë ndeshje e për rrjedhojë nuk ka shënuar kaq shumë gola, por në moshën 24-vjecare ka një mesatare të frikshme 0.96 gola për ndeshje, duke marrë në konsideratë vetëm vitet kur trajner ka patur Guardiolën.

Lionel Messi ka zhvilluar gjithsej 401 ndeshje dhe ka shënuar në total 276 gola, ndër të cilët 24 me Argjentinën. Arritja e rekordeve të Peles do të varet nga ecuria e karrierës së 3 herë topit të artë në vitet e ardhshme.

Dy takime para mbylljes së sezonit aktual, Mesi ka arritur shifrën rekord të 72 golave, 50 prej të cilëve në La Liga. Ndoshta do të jetë e pamundur të thyhet ky rekord, por nëse Mesi ruan mesataren e 4 viteve të fundit, nuk do të ketë asnjë problem të shënojë edhe 477 gola të tjerë, për të lënë pas Pelen.

Ndoshta Mesi do ta ketë thuasje të pamundur të thyejë vetëm një rekord: atë të golashënuesit më të mirë në një kampionat, që nga dokumentat e pakta që kanë mbërritur deri në ditët e stome mbahet nga Diksi Din i Evertonit, i cili ka shënuar 60 gola në kampionat në sezonin 1927-1928.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus