Kyresore » 2013 » Nëntor » 29 » Messi vazhdon rekuperimin në Argjentinë
9:54 AM
Messi vazhdon rekuperimin në Argjentinë
Barcelona ka konfirmuar se Leo Messi do të udhëtojë drejt Argjentinës ditën e premte për të nisur fazën e dytë të procesit të rekuperimit nga dëmtimi muskular që pësoi më datë 10 nëntor ndaj Real Betis.Ky proces do të vazhdojë të mbikqyret nga mjekët e klubit katalanas. Doktori Ricard Pruna dhe përgatitësi fizik Elvio Paulorroso do të shkojnë në Argjentinë në mesin e muajit dhjetor për të kontrolluar yllin e skuadrës.
Po sipas Barcelonës, deri në këto momente rekuperimi i katër herë fituesit të Topit të Artë po ecën sipas planit dhe nëse do të vazhdojë kështu, Messi do të kthehet në fushë në fillim të muajit janar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus