Kyresore » 2012 » Shkurt » 14 » Michael Ballack një muaj larg fushës së futbollit
10:57 AM
Michael Ballack një muaj larg fushës së futbollit
Mungesa e Ballack në ndeshjen e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës ishte zyrtare, por të hënën u bë e ditur edhe kohëzgjatja e dëmtimit. Në këtë mënyrë, ish-kapiteni i kombëtares gjermane nuk do të luajë edhe ndeshjen e kthimit ndaj katalanasve në Camp Nou.Michael Ballack do të qëndrojë katër javë pa luajtur futboll për shkak të një tërheqjeje në pulpën e këmbës së djathtë.Lajmin e bëri të ditur për mediat gjermane trajneri i Bayer Leverkusen, Robin Dutt.Mungesa e Ballack në ndeshjen e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës ishte zyrtare, por të hënën u bë e ditur edhe kohëzgjatja e dëmtimit. Në këtë mënyrë, ish-kapiteni i kombëtares gjermane nuk do të luajë edhe ndeshjen e kthimit ndaj katalanasve në Camp Nou.Në kohët e fundit Ballack ka qëndruar në pankinë dhe nuk ka qenë zgjedhja e parë e formacionit titullar tek Bayer Leverkusen.Skuadra e aspirinave renditet në vendin e gjashtë në Bundesligë me 31 pikë, shumë larg zonës që të jep kualifikimin në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Vendi i katërt (ku renditet Schalke 04) është 10 pikë larg.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus