Kyresore » 2012 » Qershor » 20 » Michel Platini: Finalja e Euro 2012 do te jete Spanje-Gjermani
1:43 PM
Michel Platini: Finalja e Euro 2012 do te jete Spanje-Gjermani
Michel Platini mendon se me daten 1 korrik ne Kiev, ai do te ulet ne tribunen e nderit per te pare finalen e Euro 2012 mes Spanjes dhe Gjermanise. Sipas ish-futbollistit francez, dy skuadrat vazhdojne te jene nje nivel me lart se te tjeret, sidomos spanjollet. "Keto dy kombetare jane favoritet per te shkuar ne finale. Spanja ka prej kohesh nje stil loje mjaft te vecante, nje sistem loje qe i mundeson te evitoje lodhjen e lojtareve te saj. Nuk kane asnje problem ne kete aspekt, pasi ai qe vrapon eshte topi dhe jo ata. Ai qe lodhet eshte topi, jo lojtaret e Spanjes”, deklaroi Platini. Sipas presidentit te UEFA-s, eliminimi i Holandes eshte zhgenjyes per shume persona, por tregon edhe nje here se Kampionati Evropian i futbollit eshte shume me i veshtire per t’u fituar se nje Kampionat Boteror”. Ai nuk ka ngurruar te flase edhe per rritjen e cilesise se lojes ne turne, duke ia atribuuar kete faktit se 5 gjyqtaret ndihmojne ne rritje e cilesise se ndeshjes. "Deri tani nuk ka pasur ndeshje qe jane mbyllur ne barazim pa gola. Kjo vjen per faktin se lojtaret e dine qe ka me shume sy qe i vezhgojne dhe nuk vonojne lojen kot, duke rritur cilesine. Keshtu nuk ka me as gola fantazme”. 

Platini, ne fund ka theksuar se niveli i larte i Evropianit nuk do te ulet nga rritja e numrit te skuadrave nga 16 ne 24, duke filluar nga edicioni i ardhshem. "Ideja eshte te veprojme si ne Boterorin 1982 dhe 1986 qe kam luajtur une, me 24 skuadra. Faza e pare eliminimit direkt me 16 skuadra do te jete e shkelqyer”, ka treguar francezi per ndryshimin qe hyn ne fuqi ne aktivitetin qe organizohet ne vendlindjen e tij pas kater vitesh.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus