Kyresore » 2012 » Dhjetor » 6 » Mikel rinovon për 5 vite me Çelsin
4:23 PM
Mikel rinovon për 5 vite me Çelsin
Xhon Obi Mikel ka firmosur një kontratë të re pesëvjeçare me Çelsin, duke zgjatur marrëveshjen e tij ekzistuese me klubin londinez deri në vitin 2017.25 vjeçari iu bashkua ekipin të Londrës perëndimore në vitin 2006, kur ishte vetëm 19 vjeç, i paguar për shumën e lartë të 16 milion paund kur u mor nga ekipi norvegjez i Lyn. Nga këto para, vetëm 4 milion paund i shkuan ekipit të Lyn, ndërsa 12 milion paund iu paguan si dëmshpërblim Mançester Junajtid, që kishte nënshkruar një parakontratë për blerjen e mesfushorit.Që nga ai moment, Mikel ka luajtur 261 ndeshje me fanellën e Çelsit, duke fituar gjatë kësaj periudhë 4 Kupa FA, 1 titull Kampion Anglie dhe 1 Ligë Kampionesh. Në sezonin e tij të parë me londinezët, ai mori çmimin "Lojtari i Ri i Vitit”.

Mesfushori me tipare mbrojtëse, tha se tashmë e cilëson "Stemford Brixh” si shtëpinë e tij dhe mendon se po i afrohet maksimumit të tij, duke synuar më shumë trofe në të ardhmen.

"Çelsi duket si shtëpia ime tani, pasi kam qenë këtu për më shumë se 6 vite dhe ia kam kaluar shumë mirë. Kam ardhur çdo ditë në stërvitje për të punuar dhe për të vlerësuar punën time. Jam i lumtur për rinovimin dhe dua të vazhdoj të fitoj trofe me këtë klub, ku kam luajtur përkrah legjendave si Drogba, Lampard e Terri”, tha futbollisti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus