Kyresore » 2012 » Qershor » 13 » Milan Channel lutet: President, mos e shit Thiagon
3:31 PM
Milan Channel lutet: President, mos e shit Thiagon
"President, ne të lutemi, mos e shit". Kjo ishte lutja që kanali televiziv i Milan, "Milan Channel" bënte gjatë transmetimit të sotëm. Presidenti në këtë rast është Silvio Berlusconi, ndërsa futbollisti që nuk duhet shitur është mbrojtësi brazilian, Thiago Silva.Mbrojtësi kuqezi është shumë pranë kalimit te francezët e Paris Saint Germain, klub i cili i ofron Milanit 50 milionë euro ndërsa futbollistit një rrogë vjetore prej 9 milionë eurosh, dyfishin e asaj që merr aktualisht te kuqezinjtë.
Televizioni "Milan Channel" shpreson dhe uron që situata për Thiago Silvan të mbarojë si ajo e brazilianit tjetër, Alexandre Pato gjatë merkatos së janarit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus