Kyresore » 2012 » Shkurt » 26 » Milan - Juve 1-1 dhe polemika
1:34 AM
Milan - Juve 1-1 dhe polemika
Shumë ngjyra në një ndeshje ku ndodhi gjithçka. Milani e filloi takimin me presionin e zakonshëm ndaj miqve, çka i lejoi të kalonte në avantazh me Nocerinon që përfitoi nga një gabim i Bonuccit.Milan-Juventus. Një ndeshje me dy fytyra, por me një fitues real në fushën e lojës edhe pse ndeshja e shumëpritur e "San Siro”-s përfundoi në barazim 1-1.
 Bardhezinjtë e Contes mbeten të pathyeshëm në këtë kampionat, por mbi të gjitha kanë mundësinë të ringjiten sërish në krye të klasifikimit pasi kanë 1 pikë më pak por edhe një ndeshje më pak se kuqezinjtë e Allegrit. Shumë ngjyra në një ndeshje ku ndodhi gjithçka. Milani e filloi takimin me presionin e zakonshëm ndaj miqve, çka i lejoi të kalonte në avantazh me Nocerinon që përfitoi nga një gabim i Bonuccit.Por djemtë e Allegrit nuk u ndalën këtu, pasi vetëm disa minuta më vonë Muntari dyfishoi rezultatin duke e kaluar topin dukshëm brenda vijës fatale, por anësori dhe gjyqtari anësor nuk ishin të të njëjtit mendim. Pjesa e dytë nisi me një ritëm më të lartë për Juventusin që fillimisht iu anulua një gol i Matrit në pozicion të rregullt, por më pas, bomberi italian i dha frymë skuadrës së Contes duke çuar në rrjetë një krosim nga Pepe.Barazimi rizgjoi Milanin, por çdo përpjekje rezultoi e dështuar për kuqezonjtë, ndërsa Juventus e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë për shkak të daljes së Vidal me të kuq pak minuta përpara fundit. Zmadho fotografinëMilan - Juve 1-1 dhe polemikaNë takimin tjetër të së shtunës, Genoa dhe Parma barazuan në shifrat 2-2.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus