Kyresore » 2012 » Qershor » 17 » Milan kërkon të bindë Nestën të qëndrojë
3:29 PM
Milan kërkon të bindë Nestën të qëndrojë
Mbrojtësi Alesandro Nesta, i detyruar të heqë dorë nga transferimi i tij te skuadra e New Jork Red Bulls për motive ekonomike, ka rinisur bisedimet me Milanin lidhur me qëndrimin e tij edhe për një vit në kampin kuqezi. Këtë prapaskenë interesante merkatoje e ka zbuluar ditën e djeshme vetë administratori i klubit kuqezi, Adriano Galiani: "Tani që kemi mbajtur Tiago Silvën po flasim edhe me Nestën, të cilit i kemi propozuar rinovimin e kontratës për një vit. Që kur ai më tha se do të largohej, unë u hodha në sulm për Açerbin. Ndaj, tani të shohim se çfarë do të ndodhë? Nesta e ka marrë në konsideratë ofertën tonë dhe brenda pak ditësh do të na japë një përgjigje”, është shprehur ai. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus