Kyresore » 2012 » Prill » 1 » Milan, protesta për golin-fantazmë
2:15 PM
Milan, protesta për golin-fantazmë
Barazimi me Katanian ka inatosur kuqezinjtë e Milait të cilët e shohin si të papranueshëm faktin se për të dytën herë ndëshkohen nga mosdhënia e të ashtuquajturit "gol-fantazmë”. Klubi dhe vetë lojtarët pretendojnë se goli i padhënë ndaj Katanias ishte i njëjtë me atë të padhënë të Muntarit ndaj Juventusit, duke aluduar për vendime të qëllimshme të gjyqtarëve.Nëse trajneri Alegri ka akuzuar direkt Juventusin për ndikim psikologjik ndaj gjyqtarëve, administratori Galiani është munduar të jetë pak më i qetë, ndonëse edhe ai ka shprehur dyshimet e tij. "Ka shumë pak gjëra për të thënë. Nuk komentoj kurrë gjyqtarët por është hera e dytë që topi kalon vijën e portës dhe nuk na e japin gol. I kuptoj gjyqtarët dhe i kuptoj vijërojtësit kur gabojnë pozicionin jashtë loje, por nuk kuptoj pse Milan shënon dy gola të rregullt e nuk i jepen”.

"Në ndeshje të tjera shoh që janë shumë të aftë t’i shohin raste të tilla, me sa duket ne jemi shumë pa fat. Shpresoj që këto episode të mos ndryshojnë rezultatin përfundimtar të kampionatit”, tha ai, duke aluduar për një kalim të mundshëm nga Juventusi.

I të njëjti mendim është edhe Maksi Lopez, sulmuesi i transferuar te Milani gjatë janarit pikërisht nga radhët e Katanias. "Nuk na dhanë një gol. Kjo është hera e dytë dhe janë 4 pikë që na janë hequr pa meritë. Është e vështirë të jesh i qetë kur përfundon ndeshja dhe e sheh se gjyqtarët kanë gabuar përsëri”, u shpreh ai. Reagimi i Akuilanit ishte i njëjtë. "Gjyqtarët na penalizuan për herën e dytë këtë vit, shpresoj që të mos ndodhë më”.

Por personazhi direkt i kësaj ngjarje, mbrojtësi Markeze i Katanias që largoi topin nga vija fatale, është i bindur se vendimi i gjyqtarëve ishte i drejtë. "A shënoi Robinjo? Absolutisht jo! Unë isha në trajektore dhe arrita të evitoj që topi të kalonte vijën e bardhë. Sfera hyri pjesërisht por jo plotësisht, ndaj nuk mund të cilësohet gol”, tha ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus