Kyresore » 2012 » Korrik » 24 » Milan shënjestron Mbiwa dhe Rolandon, lind edhe ideja Kaka
5:00 PM
Milan shënjestron Mbiwa dhe Rolandon, lind edhe ideja Kaka
Pas largimit të dyshes kryesore të mbrojtësve, Thiago Silva-Nesta, tek Milani janë duke punuar me intensitet për të përforcuar këtë repart dhe e ardhmja duket se është identifikuar tek Yanga-Mbiwa.Qendërmbrojtësi i Montpellier, 23-vjeçar, dallohet për forcën e tij fizike dhe ndonëse i duhet ende punë për t’u përmirësuar taktikisht, është një prej të preferuarve të Allegrit, që beson se shumë shpejt ai mund të fitojë një rol vendimtar brenda skuadrës.
Megjithatë, negociatat do të fillojnë vetëm javën e ardhshme, pas Superkupës së Francës midis Montpellier dhe Lyon, ndërsa problem mbetet çmimi, sepse vlera fillestare prej gjashtë milionë eurosh, është trefishuar si rrjedhojë e interesimit të disa skuadrave menjëherë. Me Acerbin, blerjen e vetme në këtë repart që nuk ofron siguri, kuqezinjtë janë duke punuar edhe për portugezin Rolando, për të cilin bisedimet me Porton vazhdojnë pa publicitet.

Megjithatë, lajmi i vërtetë është se në orët e fundit, flitet gjithmonë e më shumë për mundësinë e rikthimit të Kaka në "San Siro”. Në mënyrë që të lirohet nga paga e tij "faraonike”, Reali është i gatshëm që ta lërë të largohet për vetëm dhjetë milionë euro. Sipas të përditshmes spanjolle AS online, Kakà dje në zyrat e Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’ është takuar me Josè Mourinhon për të diskutuar për të ardhmen e tij. Tekniku portugez i ka komunikuar që më parë brazilianit vendimin e tij, se gjatë sezonit të ardhshëm nuk do të mbështet më tek ai. Interesin e parë rreth brazilianit e shfaqi Paris SG, por pas refuzimit kategorik të Kaka për të luajtur në Francë, mundësia e një rikthimi në Milano është një realitet që nuk mund të përjashtohet.

Emra të tjerë që qarkullojnë rreth Milanit në këto momente janë edhe ato të Tevez, Matri e Lassana Diarra, ndërsa një ish-milanist, Seedorf, zhvilloi ndërkohë ndeshjen e tij të parë me fanelën e skuadrës së tij të re, Botafogos braziliane.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus