Kyresore » 2012 » Prill » 11 » Milani rikthehet në krye
11:08 PM
Milani rikthehet në krye
Me fitoren minimale të shënuar në transfertë te Chievo, Milani është rikthyer në krye të tabelës së Serie A, por ndoshta vetëm përkohësisht pasi Juventusi ka një ndeshje më pak.Milanezët e filluan shumë mirë këtë takim, pasi në minutën e 8, Muntari me një goditje të jashtëzakonshme nga diku rreth 30 metra shënon për të kaluar klubin e tij në epërsi.Deri në fund të pjesës së parë, Chievo pati raste më të mira për shënim por nuk arriti të barazoj rezultatin.Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë me vendasit të cilët u treguan mjaftë këmbëngulës teksa Milani nuk po arrinte të rrezikonte shpesh portën e Chievos.Me këto tre pikë, Milani është në kuotën e 67 pikëve, dy më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak, atë kundër Lazios.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus