Kyresore » 2012 » Maj » 21 » Milani shkëmben Robihnon me Ganson?
2:40 PM
Milani shkëmben Robihnon me Ganson?
Skuadra e Milanit synon me çdo kusht që gjatë kësaj vere të transferojë në radhët e veta mesfushorin e Santosit, Ganso, shkruan të dielën "Gazzetta dello Sport". Për shërbimet e Gansos, Milani është i gatshëm ta sakrifikojë sulmuesin brazilian Robinho. Ky i fundit pëlqehet nga drejtuesit e Santosit dhe mund të shkëmbehet me Ganson, për të cilin ekipi brazilian kërkon një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh. Ganso ka kontratë me Santosin deri në vitin 2015 dhe është njëri ndër lojtarët më të mirë në rolin e tij në Brazil. Pos Milanit, mesfushori Ganso kërkohet edhe nga Interi, Roma e Juventusi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus