Kyresore » 2012 » Mars » 6 » Mishel Platini: Barcelona-Real në finale
4:56 PM
Mishel Platini: Barcelona-Real në finale
Mishel Platini e ka vendosur që tani se cilat skuadra do të dëshironte të diskutonin trofeun e Champions-it në finalen e 19 majit. Për numrin 1 të UEFA-s, një "El Clasico” Barcelona-Real Madrid do të ishte idealja për t’u luajtur në "Alianc-Arena” në fund të sezonit aktual. Ai tha se bota do të kishte një rast të shkëlqyer për të shijuar një ndeshje spektakolare përpara turneut më të rëndësishëm të kontinentit, kampionatin europian. Klubet më të forta të Spanjës nuk janë takuar kurrë me njëra-tjetrën në finale dhe "Le Roi” beson se kjo është diçka që bota e futbollit dëshiron të ndodhë. Me Realin 10 pikë të shkëputur në krye të La Ligës, Champions-i mbetet i vetmi trofe ku katalanasit do kërkojnë të triumfojnë dhe të hakmerren njëkohësisht për shkurorëzimin në kampionat. "Në këtë fazë të Ligës së Kampioneve kanë mbetur ende klube angleze, italiane, franceze… Unë nuk e di nëse shorti do të rezervojë një akt të fundit mes Realit dhe Barcelonës, por diçka e tillë do të ishte idealja”, – tha fituesi i Kupës së Kampioneve në vitin 1984 me Juventusin për "Canal +”. Dominimi i dy skuadrave rivale të Spanjës në kampionat nuk konsiderohet diçka pozitive për shumë tifozë të futbollit iberik, por kjo nuk e shqetëson aspak 56-vjeçarin, madje beson se kjo tregon traditën e futbollit më modern të luajtur në këto dekadat e fundit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus