Kyresore » 2012 » Mars » 20 » Mishel Platini: Leo Messi ka instinkt vrasësi në fushë
1:07 AM
Mishel Platini: Leo Messi ka instinkt vrasësi në fushë
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, në një intervistë për ”France Press” ka theksuar se ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, është një "vrasës i vërtetë” në fushën e futbollit."Njerëzit si ai kurrë nuk kënaqen së shënuari gola dhe së fituari trofe. Ai u mëson të gjithëve që asnjëherë të mos jenë të kënaqur me atë që kanë arritur”,tha Platini.Ai nuk e fshehu admirimin që ka për Barcelonën. "Është një grup i mrekullueshëm lojtarësh, që të bëjnë të gëzohesh me futbollin e tyre çdo ditë. Mbi të gjithë spikat Mesi. Bilanci prej 30 golash nuk është një akt engjëllor, por kemi të bëjmë me një instinkt vrasës të tij. Lionel Mesi është i madh”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus