Kyresore » 2012 » Shtator » 25 » Morati: Milano nuk ka më superskuadra
2:22 PM
Morati: Milano nuk ka më superskuadra
Milano nuk ka më një superskuadër dhe për këtë faj kanë drejtuesit e të dy ekipeve të futbollit italian. Humbja me shifrat 0-2 në Siena, ka konfirmuar tabunë e San Siros për Interin dhe presidenti i zikaltërve, Masimo Morati nuk ka kërkuar alibi. "Humbjet përjetohen keq, por shpresoj se do të vijnë shpejt rezultatet për t'i rikthyer besimin skuadrës. Edhe unë njësoj si trajneri jam optimist pasi gjithcka mundëm në ndeshjen e fundit. Nuk kemi më një superskuadër, as ne dhe as Milani" tha Morati në daljen nga zyra e tij e Sarasit, në qytetin verior. "Milan shiti në merkato disa lojtarë të rëndësishëm kurse ne po futim gradualisht disa lojtarë të rinj. Sigurisht që asnjë nuk ka më një superekip por shpresojmë që rezultatet do të vijnë. Ka ardhur koha që nuk mund t'ia lejojmë më vetes një kampion 20 milionë" tha Morati.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus