Kyresore » 2012 » Qershor » 22 » “Mos e krahasoni më Messin me Ronaldon”
9:31 PM
“Mos e krahasoni më Messin me Ronaldon”
Mbrojtësi çek i skuadrës Bayern Leverkusen, Michael Kadlec ka ardhur në një përfundim se nuk bën të krahasohet më Lionel Messi me Cristiano Ronaldon. Kadlec ka patur rastin të luaj kundër të dy lojtarëve duke i provuar aftësitë e të dy futbollistëve.Kadlec mbrëmë ka luajtur për çekinë ndaj Crsitiano Ronaldos, ndërsa para disa muajshë në Ligën e Kampionëve ndaj Lionel Messit në Ligën e Kampionëve.”Jam ithtar i atyre që nuk po bëka që të krahasohen Messi me Ronaldon.Kur luajta ndaj Messit të gjithë frikoheshim ti afroheshim atij sepse gjithmonë bënte diqka të pamenduar dhe se teknika dhe shpejtësia e tij nuk kishte limit. Ai shënoj 4 gola ndaj nesh dhe ishte më e pakta që mund të bëntë.Ndërsa ndaj Ronaldos kishim kujdes si ndaj secilit lojtar tjetër. Duhej të ishim të kujdesshëm nga shpejtësia e tij dhe gjatësia e tij e cila bëri që ai të shënoj një gol me kokë. Ne kujdesseshim për Ronaldon gjersa Nani ishte më i rrezikshëm” deklaroi Kadlec
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus