Kyresore » 2012 » Maj » 4 » Moto GP, Stoner i pari në provat e lira
6:46 PM
Moto GP, Stoner i pari në provat e lira
Casey Stoner ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat e lira të Cmimit të Madh të Portugalisë. Piloti australian i Hondës ka qenë më i shpejti në cirkuitin e Estoril duke vënë kandidaturën për fitimin e garës të dielën. Me kohën 1’38’’396 kampioni në fuqi i botës ka lënë pas amerikanin Ben Spies (Yamaha) dhe Cal Crutchlow (Yamaha Tech 3).Në vend të katërt spanjolli Dani Pedrosa (Honda), i ndjekur nga bashkëkombasi i tij Jorge Lorenzo (Yamaha).Më poshtë në renditjen e sesionit të dytë të provave të lira renditen pilotët e Ducati: Nicki Hayden në vend të shtatë e Valentino Rossi në vend të nëntë.Provat zyrtare të garës portugeze, e treta sezonale në Moto GP, do të zhvillohen të shtunën në orën 15.00, ndërsa gara të dielën në orën 14.00.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus