Kyresore » 2012 » Tetor » 14 » MotoGP, Pedrosa triumfon në Motegi
9:33 AM
MotoGP, Pedrosa triumfon në Motegi
Dani Pedrosa ka mbajtur gjallë shanset e tij për titullin kampion në MotoGP duke mundur Horge Lorenco në pistën e Motegi.Fitorja e katërt në pesë garat e fundit e ka afruar Pedrosan në 28 pikë diferencë ndaj pilotit të Jamahas, ndonëse për të përmbysur këtë diferencë kur kanë mbetur vetëm 3 gara deri në fundin e këtij sezoni do t’i nevojitej një gabim shumë i rëndë i Lorenco.Në një duel të parë shpesh në garat e fundit, Lorenco mori kryesimin në fillim të garës, por më pas ishte Pedrosa që e kaloi kur mbeteshin 13 xhiro nga fundi, duke krijuar menjëherë një distancë sigurie për të shkuar i vetëm drejt finishit.Ndërkohë, Alvaro Bautista ka arritur të marrë një vend të tretë të shkëlqyer pas një beteje të jashtëzakonshme me Kal Kraçlou, ku dy pilotët ndryshuan shpesh pozicionet duke patur edhe kontakte mes tyre. Në fund fitimtar doli spanjolli edhe për faktin se kundërshtari i tij mbeti pa karburant në xhiron e fundit të garës dhe u desh të tërhiqej.Vendi i katërt i shkoi Andrea Doviciozo, ndërsa Kejsi Stoner mori vetëm vendin e pestë në garën e parë pas rikthimit për shkak dëmtimi. Vendi i gjashtë i shkoi Stefan Bradl, ndërsa Valentino Rosi zhvilloi një tjetër garë zhgënjyese, duke i dalë i shtati vetëm falë tërheqjes së Kraçlou e Spis. 

Renditja e kampionatit MotoGP

310 Horge Lorenco

282 Dani Pedrosa

197 Kejsi Stoner

192 Andrea Doviciozo

144 Alvaro Bautista

137 Valentino Rosi

135 Kal Kraçlou

125 Stefan Bradl

101 Niki Hejden

88 Ben Spis

70 Hektor Barbera
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus