Kyresore » 2012 » Qershor » 30 » MotoGP, Stoner fiton Çmimin e Madh të Holandës
4:37 PM
MotoGP, Stoner fiton Çmimin e Madh të Holandës
Kejsi Stoner ka arritur të marrë një pole-position të jashtëzakonshme para shokut të tij të skuadrës te Honda, Dani Pedroza, ndërsa reshjet e shiut karakterizuan kualifikueset e Çmimit të Madh të Holandës në MotoGP.Në minutat e fundit, dukej sikur Stoner do të duhej të kënaqej me vendin e 9-të në vijën e nisjes, ndërsa Pedroza do të ishte i pari, sepse pritej që pista të qëndronte e lagur nga shiu derisa të valëvitej flamuri i përfundimit të provave zyrtare.Por çuditërisht dolën disa rreze dielli që thanë pistën dhe i dhanë mundësinë pilotëve të përmirësonin kohët e tyre, me Stoner që regjistroi 1’33”.713 që të kalonte shokun e skuadrës dhe të çonte rivalin kryesor për titull, Horge Lorencon me Jamaha, në vendin e tretë.Në vendin e katërt në vijën e nisjes do të jetë Stefan Bradl me Honda LCR, pozicioni më i mirë në nisje në karrierën e tij në këtë kategori për ish-kampionin e Moto 2. Kal Kraçlou është i pesti me Tek 3 Jamaha, para Spis me Jamahan zyrtare dhe shokut të tij të skuadrës, Andrea Doviciozo.Vetëm vendi i 9 dhe 10 për dy motorët Dukati, ku Niki Hejden këtë radhë do të jetë një pozicion para Valentino Rosit
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus