Kyresore » 2012 » Shkurt » 21 » Motta: Largimi i Eto’o, fundi i ciklit të Interit
1:31 PM
Motta: Largimi i Eto’o, fundi i ciklit të Interit
Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, italo-braziliani shpjegoi se largimi i kamerunasit Eto’o drejt Anzhit ndikoi edhe në vendimin e tij për ta parë të ardhmen larg Interit.Thiago Motta deklaroi se vendimi i zikaltërve për të shitur Samuel Eto’o në merkaton e verës ishte sinjali për fundin e ciklit të Interit. Ekipi i drejtuar aktualisht nga Ranieri u dobësua edhe më shumë në Janar, kur Motta u transferua në Francë te Paris Saint-Germain.Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, italo-braziliani shpjegoi se largimi i kamerunasit Eto’o drejt Anzhit ndikoi edhe në vendimin e tij për ta parë të ardhmen larg Interit."Eto’o ishte lojtar që bënte diferencën. Është e vërtetë që pas ikjes së tij u rizbulua Diego Milito, që është shumë i rrezikshëm kur është në formë, por Interi do të kishte një "armë” më tepër nëse Eto’o do të ishte ende pjesë e skuadrës. Doja të qëndroja deri në fund të sezonit, por ndryshova mendje në momentet e fundit. I thashë presidentit Moratti se kohës sime te Interi i kishte ardhur fundi”, u shpreh Motta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus