Kyresore » 2012 » Qershor » 11 » Mou kritikon Spanjën: Nuk luhet pa sulmues
12:34 PM
Mou kritikon Spanjën: Nuk luhet pa sulmues
Jose Mourinho nuk e pëlqeu faktin që Spanja luajti pa sulmues ndaj Italisë, në ndeshjen e parë të grupit C që përfundoi në barazim 1-1. Trajneri i Real Madrid u shpreh për televizionin Al Jazeera se një skuadër nuk mund të luajë pa sulmues: "Nuk kanë vlerë pasimet e Xavi, Iniesta dhe Fabregas nëse nuk krijohet rrezik në zonën e kundërshtarit. Mesfushorët spanjollë luajtën shumë mirë, por nëse nuk ke një sulmues loja bëhet sterile.”Tekniku portugez lavdëroi edhe dy lojtarë të Italisë, Pirlo dhe De Rossi."Italia mund të shkojë larg në këtë turne. Spanja nuk ndaloi dot Pirlon dhe kur luan i qetë Pirlo mund të shkaktojë shumë probleme. De Rossi është shtylla kryesore e skuadrës dhe një nga më të mirët e axurrëve”, shtoi Mourinho.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus