Kyresore » 2012 » Mars » 24 » Mou merr një letër qesharake nga India
2:04 AM
Mou merr një letër qesharake nga India
Trajnerit të Realit të Madridit i ka mbërritur një letër sa qesharake aq dhe e cuditshme India. Një fans i tij indian i rikujton Mous momentet te Celsi dhe te Reali dhe i kërkon portugezit të jetë i lumtur.Lexoni shkurtimisht se cfarë i shkruan Mous ky tifoz i cmendur: " Pra, unë ju kam ndjekur ju për vite të tëra në internet dhe gjithcka shkoi mirë me ju kur shkuat te Celsi, por edhe më vonë te Reali i Madrid. Botës po i ofronin disa kohë mjaft t ë  mira, por më  pas ju filluat plane të vecanta për t'u bërë vetë i vecantë. Kjo bëri që Inati dhe zilia të ndjekë madhështinë tuaj, njerëzit cfarë nuk po botojnë dhe thonë për ty. Por, unë të dua Hoze.Ju jeni ende një legjendë për cdo klub ku keni qenë, ju keni qenë një pjesë e rëndësishme e tyre. Dhe jo vetëm kaq, por më e rëndësishme është se shumë klube nuk do të ngurrojnë q% të të shohin si trajnerin e tyre. Në të vërtetë, ju jeni fantastikë.Më tej ai i bën komplimente trajnerit për skuadrën që drejton dhe i sugjeron atij që të mos e braktis Realin. Teksa përpiqet ti shpjegoj ato se cfarë ka dëgjuar për lëvizjen e Mous në drejtim të Celsit, ai përmend Roman Abramovic dhe e quan atë kokëfortë dhe egoist, ndaj nuk duhet të shkojë në Londër. M tej ai vazhdon Ajo cfarë më shqetëson mua, Hoze, është se ju keni temperament për ta bërë pozicionin që keni më të favorshëm dhe ndoshta, të bëheni trajneri më i mirë në botë. Unë shpresoj se ju mund të mbani lart presionin e kritikave të tejmbushura dhe të qëndroni gjatë, duke bërë një lojë të bukur dhe më të vecantë. Një Hoze pak më i lumtur do të ishte i mirëpritur me zemra të hapura, sepse ato nuk mund tëiu pëlqejnë se si jeni, por duhet të të adhurojnë se kush jeni. Zgjedhja është e juaja, Hozeë.Në fund letra mbyllet me këto fjalë: Sinqerishtë Një fans jo shumë special (Nandita Jain).Nuk ka ardhur ende reagimi i Mourinjos për këtë letër që po bën xhiron e mediave sportive, por ndoshta duhet të presim që Mou ta falënderojë ose jo fansin e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus