Kyresore » 2012 » Janar » 30 » Mourinho: 7 pikë nuk janë asgjë
8:42 PM
Mourinho: 7 pikë nuk janë asgjë
Jose Mourinhos i vjen goja, natyrisht kjo në kuptimin figurativ. Pas konferencave në prag dhe post el klasikos së kupës ku më së shumti foli me mimikë, trajneri I Realit të Madridit rikthehet të flasë duke kërkuar të ulë rëndësinë e diferencës prej 7 pikësh me Barcelonën duke u hedhur në sulm ndaj mediave.
Jose Mourinho: 7 pikë? Mund të jenë shumë për mediat, por jo për mua. Ata që u përpoqën të krijojnë ndasi mes nesh duke krijuar konflikte në grupin tonë janë të njëjtët që tani shkruajnë se Reali I Madridit do të jetë kampion dhe nuk ka asnjë opsion tjetër. Gjithsesi unë jam I qetë dhe jam gati të pres si të mirën ashtu dhe të keqen.Në dy ndeshjet e fundit portugezi ka përdorur njëkohësisht Kaka dhe Ozil, një lëvizje që I ka dhënë më tepër kreativitet lojës së madrilenëve, duke lënë të kënaqur dhe Rikardo Kaka që ndihet mjaft mirë me organizatorin e kombëtares gjermane në fushë:
Ricardo Kaka: Është shumë e lehtë të komunikosh me Ozil pasi ai është një lojtar shumë inteligjent dhe është një kënaqësi ta shohësh tek luan.
Kaka gjithashtu siguroi dhe njëherë se dëshiron të provojë vlerat e tij në Bernabeu dhe se nuk do të largohet nga Reali, dicka për të cilën ka marrë si konfirmimin e Mourinhos, ashtu edhe atë të presidentit Florentino Perez
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus