Kyresore » 2012 » Shtator » 26 » Mourinho: Dua të bëhem si Ferguson
11:10 AM
Mourinho: Dua të bëhem si Ferguson
"Tani mund të them me bindje se e kuptoj më së miri arsyen pse Alex Ferguson edhe pas kaq shumë vitesh ende vijon të stërvisë".Kështu u shpreh Jose Mourinho gjatë një interviste të gjatë për "Sky Sport", ku foli mbi të ardhmen e tij."Besoj se do të ndjek gjurmët e Sir Alex. E dashuroj futbollin dhe më pëlqen shumë profesioni i trajnerit. Edhe në moshën 50-vjeçare do të ndihem ende i ri dhe do të kërkoj më shumë nga e ardhmja. Unë jam një njeri i lumtur dhe jeta më ka dhënë shumë, por kjo nuk do të thotë se ambiciet e mia përfundojnë këtu. Mendoj për të ardhmen dhe besoj se ekpserienca do të më përmirësojë edhe më shumë. Unë mund të them se jam ende në fillim të karrierës dhe se më e mira nuk ka ndodhur akoma", deklaroi "Special One". 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus