Kyresore » 2012 » Prill » 6 » Mourinho e sheh Barcelonën si "superfavorite"
12:12 PM
Mourinho e sheh Barcelonën si "superfavorite"
Real Madrid vetëm sa i kishte dhënë fund rrugëtimit të jashtëzakonshëm të APOEL-it të Nikosias dhe kishte siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, kur mendimet e Jose Mourinhos u kthyen drejt një kundërshtari potencial në finale. "Barcelona nuk është favorite, është superfavorite. Barcelona definitivisht do të jetë në finale, pasi është skuadër shumë e fortë", ka thënë Mourinho. Mourinho nuk llogarit në një befasi të Chelseat në gjysmëfinale kundër Barçës. Por, para se të mendojë për finalen eventuale me Barcelonën, Real Madridi i Mourinhos duhet të mposhtë Bayern Muenchenin në gjysmëfinale. Reali është duke synuar titullin e dhjetë të Evropës. "Bayerni është kundërshtar shumë i rrezikshëm. Është një gjysmëfinale që kam dashur ta kem, është një gjysmëfinale të cilën lojtarët e kanë dashur dhe besoj se Evropa do të kënaqet me këtë gjysmëfinale", ka thënë Mourinho, që fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2010 me Interin, duke e mposhtur në finale Bayernin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus