Kyresore » 2012 » Tetor » 14 » Mourinho: Falcao, "mollë e ndalluar"
9:36 AM
Mourinho: Falcao, "mollë e ndalluar"
Jose Mourinho në 360 gradë. Tekniku i Real Madrid në një intervistë për televizonin portugez "A Bola" flet për gjithçka që nga starti aspak i mirë i këtij sezoni e deri tek marrëdhëniet me lojtarët. "Special One" si gjthmonë shfaqet thumbues kur flet për rivalet e përjtshëm të Barcelonës dhe pavarsisht diferëncës prej 8 pikësh që ka nga katalanasit në kampionat, nuk e konsoderon të mbyllur luftën për titull. "Ekipi duhej ta dinte që duke luajtur mirë nuk fiton dhe disa luajnë keq por triumfojnë. Kështu që duhet të dinin se nuk mund të luanin poshtë potencialit të tyre. Përsa i përket avantazhit që ka Barcelona, mund të them që 8 pikë nuk janë pak, por jemi vetëm në fillim të kampionatit", tha Special One.Portugezi analizoi dhe filozofitë e ndryshme që kanë në fushën e lojës madrilenët me blaugranat dhe theksoi se nuk ekziston ndonjë diferencë mes dy ekipeve. Mourinho rikujtoi dhe arritjet e sezonit të kaluar.

"Ka një grup filozofësh, të cilët mendojnë se ka vetëm një mënyrë për të luajtur futboll. Ekzistojnë forma të ndryshme për të luajtur dhe tashmë të dyja ekipet janë në një nivel të barabartë dhe pse kanë stile të ndryshme. Dëshiroj të kujtoj se skuadra e rekordeve është Madridi. Ishim ne ata që shënuam më shumë gola, grumbulluam më shumë pikë dhe morëm më shumë fitore”.

Në shtëpinë e "Los Blancos" emri i një lojtari është i ndaluar, përsa i përket transferimit të tij në "Santiago Bernabeu", kolumbiani i Atleticos së Madridit, Radamel Falcoa, për të cilin 49-vjeçari ka vetëm fjalë të mira.

"Radamel Falcao është një temë e ndaluar. Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm, një rival i madh ashtu si më parë ishte Aguero, por ekziston një lloj pakti jo zyrtar mes nesh dhe Atleticos. Pavarisht këtyre është një lojtar i madh dhe i talentuar", u shpreh Mourinho.

Në përfundim Mourinho bën një koment për Fabio Coentrao dhe Pepen.

"Jemi në një kohë që është shumë e lehtë për shpikur apo gënjyer në media. Coentrao nuk po kalon një moment të lehtë, por është e pamunduar që në Janar të transferohet tek Benfica. Për Pepen mund të them që përndiqet nga arbitrat. Kanë krijuar një imazh për të, por ai është një lojtar fantastik që me kalimin e kohës është përmisuar shumë", vijoi portugezi.

Impenjimi i rradhës në kampionat për Real Madrid është ndeshja e 20 tetorit, ku galaktikët do të presin në shtëpinë e tyre Celta Vigon.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus