Kyresore » 2012 » Mars » 31 » Mourinho, nga sezoni i ardhshëm në Manchester City?
10:51 PM
Mourinho, nga sezoni i ardhshëm në Manchester City?
Trajneri i futbollistëve të Real Madridit, Jose Mourinho ka arritur marrëveshje me Manchester City dhe që nga sezoni i ardhshëm ai do të ulet në paninën e klubit më të pasur anglez. Ky është lajmi që u dha si ekskluziv nga radioja spanjolle ABC.Sipas informatave të kësaj radioje, Mourinho vendimin për këtë qysh para dy javësh ia ka komunikuar presidentit të Realit Florentino Perez.
"Mourinho dëshiron të kthehet në Angli, gjë që ai kurrë nuk e ka fshehur, kurse në vendimin e tij në mënyrë shtesë ka ndikuar raporti i keq me disa lojtarë, veçmas me kapitenin Iker Kasillas”, tha Jose Antonio Abelano, gazetar i njohur i radios ABC.Nëse ky laj del i saktë, Mourinho, mu sikur në Inter, edhe në City do të zë vendin e Roberto Mancinit. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus