Kyresore » 2012 » Shkurt » 27 » Mourinho: Nuk e merituam fitoren
3:55 PM
Mourinho: Nuk e merituam fitoren
Trajneri i Realit të Madridit, portugezi Jose Muourinho, e ka pranuar se skuadra e tij luajti dobët dhe se Rayo Vallecano nuk meritoi të humbiste. Mund të them se rezultati është pak i padrejtë, për mënyrën se si u paraqitën skuadrat në fushë. Vallecano nuk meritoi të humbiste, sepse na vuri në vështirësi gjatë gjithë kohës. Sot (dje) zhvilluam një lojë të dobët, me pak ide dhe grintë në fushë. Jemi me fat që arritëm të marrim tri pikët, tha Mourinho. Por ai nuk i ka kursyer edhe kritikat për tifozët e Realit: U zhgënjeva shumë që pashë vetëm 300 tifozë të skuadrës sonë në stadium. Meritojmë më shumë mbështetje, aq më tepër që bëhet fjalë për një derbi. Nuk besoj se do kishin sakrifikuar shumë po të vinin e të na ndiqnin në stadium, p;rfundoi Special One
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus