Kyresore » 2012 » Dhjetor » 7 » Mourinho nuk largohet nga Reali
1:38 PM
Mourinho nuk largohet nga Reali
Ajo që përgënjeshtron zërat për një prishje konsensuale të kontratës me Mourinhon është vetë "Marca”, e cila në faqe e saj të parë citon pikërisht fjalët e numërit 1 të klubit kryeqytetas: "Jose Mourinho do të jetë trajneri im, të paktën deri në vitin 2016”. Deklaratë e qartë kjo e Perez, i cili mendohet se në ditët në vijim do të konfirmojë besimin e tij ndaj trajnerit portugez, të cilin përpara startit të sezonit e kishte cilësuar si teknikun më të mirë në botë.Mourinho larg Realit, duket se është vetëm një fiasco e madhe. Një histori tipike me shumë zhurmë për asgjë, ashtu si ftohja në marrdhëniet me Florentino Perez. Këtë herë e përditshmja spanjolle "Marca”, tradicionalisht e afërt me klubin merengues mund të ketë gabuar me burimet e saj, pasi presidenti i Realit jo vetëm që nuk ka ndërmend të largojë trajnerin këtë verë, por gjithashtu kërkon ta mbajë atë nën drejtim gjatë gjithë presidencës së tij.Ajo që përgënjeshtron zërat për një prishje konsensuale të kontratës me Mourinhon është vetë "Marca”, e cila në faqe e saj të parë citon pikërisht fjalët e numërit 1 të klubit kryeqytetas: "Jose Mourinho do të jetë trajneri im, të paktën deri në vitin 2016”. Deklaratë e qartë kjo e Perez, i cili mendohet se në ditët në vijim do të konfirmojë besimin e tij ndaj trajnerit portugez, të cilin përpara startit të sezonit e kishte cilësuar si teknikun më të mirë në botë.

Sipas asaj që mësohet, Perez pritet të konfirmojë besimin ndaj trajnerit të tij në përshëndetjen e klubit për Vitin e Ri. Në fakt kritikat ndaj Perez nuk kanë munguar që në momentin kur u mësua se presidenti ishte i pakënaqur nga puna e "The Special One”. Një zë kundër Perez ishte dhe ylli i tenisit Rafael Nadal, që e cilësoi si të papërshtatshme zgjedhjen e presidentit, gjithmonë duke u bazuar në ato që shkruantë shtypi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus