Kyresore » 2012 » Qershor » 22 » Mourinho paralajmëron: Itali, ki kujdes!
2:36 PM
Mourinho paralajmëron: Itali, ki kujdes!
Kanë ndryshuar kohët dhe tashmë pragmatistët gjenden përtej La Manshit, apo Kanalit Anglo-Francez. Edhe Jose Mourinho e ka vënë re këtë dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe, kur bëhet fjalë për një njeri të mprehtë në çështjet e futbollit.Trajneri portugez i Real Madrid i bën thirrje Italisë që të ketë shumë kujdes ndaj Anglisë në çerekfinalen e së dielës në Euro 2012, përballje që ai e quan shumë të vështirë.
 "Mendoj se trajneri Cesare Prandelli ka punuar fort dhe ka ndërtuar një skuadër që luan futboll shumë të mirë, por duhet të bëjë shumë kujdes pasi Anglia ka ecur përpara në këtë Europian pa bërë aspak zhurmë. Kjo e bën Anglinë tepër të rrezikshme dhe për më tepër, anglezët janë shumë pragmatistë", u shpreh "Special One".Kjo ka ndodhur falë ndikimit të ish-trajnerit Fabio Capello dhe të trajnerit aktual, Roy Hodgson, pasi të dy themelin e filozofisë së skuadrave të tyre e kanë të lidhur me mbrojtjen. Në të kundërt, Axurrët e Prandellit duket më e prirur drejt sulmit, ndonëse ndaj Spanjës tregoi se nuk ka harruar aspak të mbrohet kur ndodhet në vështirësi.

Përtej kësaj çerekfinaleje, Mourinho mendon se gjithsesi favorite për ta fituar kampionatin europian mbetet Spanja.

"Ekipi i Del Bosques ka më shumë mundësi për të fituar, pasi ka lojtarë shumë të mirë dhe përvojë të madhe, edhe pse Gjermania është shumë e fortë dhe po ashtu Portugalia një ekip shumë i mirë", deklaroi Mourinho.

Luzitani ka qenë në dy ndeshje të Euro 2012 deri tani, në Portugali-Gjermani dhe Spanjë-Itali, dhe pritet të jetë edhe në përballje të tjera në vazhdim.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus