Kyresore » 2012 » Prill » 14 » Mourinho STOP konferencave për këtë stinor
2:56 PM
Mourinho STOP konferencave për këtë stinor
Trajneri portugez i Real Madridit, Jose Mourinho, ka vendosur që deri në fund të stinorit të mos flasë fare në konferencë për media për ndeshjet e elitës së futbollit spanjoll. Ai do të flasë vetëm në konferenca për media për ndeshje të Ligës së Kampionëve, për shkak të rregullave të rrepta që i ka UEFA për këtë çështje, shkroi gazeta spanjolle "Marca" të premten. Që nga ardhja e tij te Reali, Mourinho ka munguar në 45 konferenca për media. Atë gjithmonë e ka zëvendësuar ndihmësi Aitor Karanka. Reali të shtunën do të takohet me Sportingun e Gijonit. Mourinho nuk do të flasë në konferencë për media, ndërsa njëjtë ka vendosur të bëjë edhe trajneri i Gijonit, Javier Clemente. "Sa herë që paraqitem në konferencë për media dhe hapi zemrën, na mbysni ju gazetarët. Pavarësisht se çfarë bëj, unë kritikohem vazhdimisht. Nganjëherë jam i humbur dhe nuk e di se çfarë të them", ka thënë Mourinho, shkroi gazeta italiane "Corriere della Serra" të premten. Në muajt e fundit Mourinho ka qëndruar i heshtur në disa prej konferencave ku u paraqit. Në vend të tij, pyetjeve të gazetarëve u përgjigjej Karanka. 

"Fjalët e tij në mediumet spanjolle gjithmonë marrin tepër peshë dhe keqinterpretohen. Për këtë arsye kemi vendosur që ai të mos prononcohet", ka arsyetuar këtë veprim skuadra e madhe spanjolle Real Madrid.

Reali gjashtë xhiro pa përfunduar stinori në elitën e futbollit spanjoll kryeson me 82 pikë, katër më tepër se Barcelona, që është e dyta.

Reali ka një orar mjaft të ngjeshur, pasi brenda shtatë ditëve do të zhvillojë tri ndeshje. Të shtunën do të përballet me Gijonin, të martën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Bayernin e Muenchenit, ndërsa të shtunën e ardhshme do të jetë mysafire e Barcelonës në derbin e madh spanjoll "El Clasico".

"Këta futbollistë meritojnë të jenë kampionë, pasi kanë punuar shumë", ka thënë Karanka të premten në konferencë për media.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus