Kyresore » 2012 » Maj » 4 » Mourinho: Trofeu më i vështirë në karrierë
11:27 AM
Mourinho: Trofeu më i vështirë në karrierë
Titulli numër 32 për Realin e Madridit ka korresponduar edhe me kampionatin e shtatë në karrierë për trajnerin Hoze' Mourinho. Por përkundër sukseseve të mëdha në karrierë, tekniku luzitan ka thënë se ky ishte më i vështiri që ai ka fituar ndonjëherë, edhe më i komplikuar se ai që fitoi në javën e fundit me Interin ndaj Sienës në serinë A.Meritat e Realit shtohen edhe më shumë kur llogaritet se në vendin e dytë është lënë një skuadër si Barcelona, e aftë të fitojë me meritë, statusin e ekipit legjendar. "Ishte liga më e vështirë për mua. Më e vështirë se ajo që mora ndaj Sienës në javën e fundit. Kam festuar vetëm 5 minuta titullin pasi nuk më duket ndonjë risi e madhe, pas 7 titujve tashmë" tha Mourinho. Në konferencën për shtyp ai dërgoi zëvendësin karanka, por rezervoi disa fjalë edhe për një televizion portugez një ditë pas titullit. Reali ka marrë 83% fitore në kampionatin spanjoll këtë vit, duke humbur vetëm ndaj Levantes dhe Barcelonës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus