Kyresore » 2012 » Shkurt » 3 » Mourinjo, edhe pak drejt Çelsit
9:29 PM
Mourinjo, edhe pak drejt Çelsit
Sipas të përditshmes angleze "The Sun”, trajneri i Reali të Madridit, Hoze Mourinjo, është i gatshëm të kthehet te Çelsi.
Pas humbjes së radhës kundër Barcelonës, Mou nuk i ka pasur gjërat mirë me drejtuesit dhe lojtarët e ekipit, madje i është bërë edhe presion për të arritur rezultate se në të kundërt rrezikon të largohet para përfundimit të kontratës.
"The Sun” ka arritur të kontaktojë me një burim të "Special One”, i cili ka thënë se Mou do të kthehet te Çelsi, por më parë duhet të qartësojë disa gjëra me bosin e klubit, Roman Abramoviçin.Për "The Sun”, burimi ka thënë: "Ai e di se gjërat te Reali janë rrëmujë. Gjithashtu ai e di që do të jetë e vështirë për të shkuar pas dhe të krijojë të njëjtin ndikim si më parë. Mourinjo i dha titullin e Premier Ligës Çelsit pas 50-të vjetësh dhe kjo ishte e pabesueshme për tifozët, të cilët ende e duan shumë. Edhe ai vetë e dashuron klubin. Por, para se të bien dakord, atij do t’i duhet të sqaroj disa gjëra me Abramoviçin”.Nëse trajneri portugez transferohet në Stemford Bridxh në fund të këtij sezoni, kjo do të thotë largim për trajnerin aktual të bluve, Andres vila Boas, i cili nuk po jep rezultatet e pritura për skuadrën.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus