Kyresore » 2012 » Mars » 22 » Mposhtet Liverpooli!
11:59 PM
Mposhtet Liverpooli!
Liverpooli nuk ka arritur të mbajë avantazhin prej dy golave pasi në fund u mposhtë me rezultat 3-2 nga QPRIshte Liverpooli në pjesën e parë që e kontrolloi lojën por nuk po arrinte të krijonte raste të mira për shënim.
Në minutën e 54, Sebastian Coates shënon një Super -Gol për të kaluar klubin e tij në epërsi. Në minutën e 72, Dirk Kuyt shënon për të dyfishuar këtë epërsi.Pesë minuta më vonë, Shaun Derry shënon për të ngushtuar epërsinë e Redsave para se blerja më e re e vendasve, Djibril Cisse në minutën e 86 të shënojë për të barazuar rezultatin.Sidoqoftë, kjo nuk ishte e gjitha, Liverpooli u turpërua në fund të takimit pasi Jamie Mackie shënon për t’i dhënë fitoren klubit të tij e cila do të mbahet mend për një kohë të gjatë.Kështu me këtë humbje Liverpooli i humb edhe ato pak gjasa që i kishte për të arritur në vendin e katërt pasi në këtë mënyrë duket si një gjë e pamundur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus