Kyresore » 2012 » Mars » 20 » Mrekulli! Muamba fillon të flasë
1:09 AM
Mrekulli! Muamba fillon të flasë
Fabris Muamba, lojtari i Bolton që të shtunën në darkë pësoi infarkt në ndeshjen kundër Totenhem dhe për 7 minuta mbeti pa marrë frymë, ka dhënë sinjalet e para të riaftësimit. Sipas mikut të tij, Kërtis Kodrington, që e ka vizituar gjate pasdites në spital, ai ka arritur të murmurijë fjalët e para, version i cili më pas është konfirmuar edhe nga burimet zyrtare.
"Fabris Muamba mbetet në pavijonin e reanimacionit në spital ndërsa sot ka dhënë shenja të vogla përmirësimi. Zemra e tij rreh pa nevojën e mjekimeve dhe ai gjithashtu lëviz krahët dhe këmbët. Megjithatë, prognoza e tij afatgjatë mbetet e paqartë. Ai është në gjendje kritike dhe vazhdon të monitorohet nga afër nga stafi i spitalit”, shkruhet në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga autoritetet spitalore dhe klubi i Bolton.Për t’u veçuar është fakti se lojtari ka patur një mbështetje të jashtëzakonshme nga skuadra e tij, ku thuajse të gjithë lojtarë e ekipit kanë qëndruar me radhë në ambientet e spitalit londinez.Trajneri Ouen Kojl, ka refuzuar të largohet që ty dhe prej të shtunës i është bashkuar familjarëve në spital duke qëndruar pranë "djalit” të tij. Ai ka marrë rolin e "zëdhënësit për shtyp”, ndërsa jep herë pas here për gazetarët e shumtë intervista rreth situatës së lojtarit.Futbollisti ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga thuajse e gjithë bota nëpërmjet rrjeteve sociale, apo dhe intervistave që futbollistët kanë dhënë në kampionatin anglez, spanjoll, italian apo gjerman. Mesazhi më i fundit ka ardhur nga SHBA, ku ish-kapiteni i përfaqësueses angleze, Devid Bekam i ka dedikuar atij fitoren e LA Galaksi në kampionat.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus