Kyresore » 2012 » Maj » 2 » Muamba, sot kthehet në stadium
10:47 AM
Muamba, sot kthehet në stadium
Fabris Muamba do të falënderojë futbollistët dhe tifozët e Totenhem për mbështetjen e tyre dhe këtë do ta bëjë para ndeshjes së sotme mes kësaj skuadre dhe ekipit të tij, Bolton.
Lojtari 24 vjeçar do të vizitojë për herë të parë klubin e tij që prej atakut kardiak që pësoi gjashtë javë e gjysmë më parë, gjatë ndeshjes Totenhem-Bolton të Kupës FA.Ai do të pritet me entuziazëm nga tifozeria e skuadrës së tij, por edhe ajo kundërshtare, e cila e ka mbështetur gjatë ngjarjes së rëndë që ndodhi në stadiumin e tyre.Sipas asaj që është mësuar nga mediat angleze, Muamba do të zbresë në fushë para fillimit të takimit dhe do të bëjë një xhiro nderi para tifozëve të Bolton, për t’i falënderuar të gjithë për mesazhet dhe lutjet që kanë dërguar në adresë të tij.

Trajneri Ouen Kojl mendon se futbollisti në këtë mënyrë do të dërgojë një mesazh vlerësimi edhe për Totenhem, rreth mënyrës se si ata e administruan atë moment të tmerrshëm.

"Kjo ndeshje është një mundësi e mrekullueshme për të përshëndetur tifozët e të dy ekipeve. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të thënë faleminderit për mënyrën se si të gjithë e mbështetën. Ai në këtë mënyrë do të falënderojë edhe lojtarët e Totenhem, me shumë prej të cilëve është mik dhe që e kanë vizituar shpesh gjatë kohës ku ishte i shtruar në spital”, tha trajneri i Bolton.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus