Kyresore » 2012 » Prill » 22 » Muamba rrefen 78 minutshin e vdekjes klinike
6:39 PM
Muamba rrefen 78 minutshin e vdekjes klinike
Fabris Muamba ka folur për herë të parë për mediat që nga momenti kur ai pësoi një kolaps dhe "vdiq” në fushën e lojës. Futbollisti 24 vjeçar i Bolton insiston se nuk kishte ndjerë asnjë shqetësim para se të zbriste në fushë dhe para se zemra e tij të ndalonte së rrahuri në minutën e 41-të të ndeshjes së Kupës FA kundër Totenhem me 17 mars.Muamba ishte i vdekur klinikisht për 78 minuta dhe u deshën 15 goditje me defibrilator, 2 në fushë dhe 13 në ambulancë, që zemra e tij të fillonte të rrihte përsëri."Unë dola para në sulm që të kapja një harkim nga Martin Petrov në krahun e majtë të fushës dhe pasi po kthehesha në mesfushë, u ndjeva i trullosur. Nuk ishte një trullosje normale, ishte një ndjenjë surreale sikur unë po vrapoja brenda trupit të një personi tjetër”, tregon ai për "The Sun”.

"Më pas bëra një tjetër vrapim para dhe e ndjeva përsëri. Pastaj filloi të më ikte pamja. Nuk kisha asnjë lloj dhimbje, asnjë shtrëngim në gjoks. Më pas fillova të shihja gjithçka dyfish. Nuk kisha asnjë person afër kur fillova të rrëzohesha”.

"Gjëja e fundit që kujtoj është mbrojtësi ynë Dedrik Boiata që më kërkonte të kthehesha të ndihmoja në mbrojtje. Thjesht ndjeva veten që po rrëzohesha dhe dy përplasje kur koka u përplas në tokë dhe kjo ishte gjithçka. Errësirë, asgjë, kisha vdekur”, ka treguar mes lotëve të gëzimit futbollisti i cili është nga personat e rrallë që i shpëton një ngjarje të tillë.

Tashmë ai është kthyer në shtëpinë e tij, ndonëse doktorët i kanë vendosur atij një defibrilator në zemër, në mënyrë që ai të japë menjëherë një ngarkesë elektrike nëse ndalet përsëri në mënyrë të papritur.

Muamba pritet që të vizitojë skuadrën e tij në një nga ndeshjet e fundit të sezonit, gjithmonë nëse do të lejohet nga doktorët të cilët e mbajnë nën vëzhgim të rreptë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus