Kyresore » 2012 » Dhjetor » 4 » Muhamed Ali merr titullin "Mbreti i Boksit"
6:48 PM
Muhamed Ali merr titullin "Mbreti i Boksit"
Ish-kampioni i botës për peshat e rënda, Muhamed Ali, u kurorëzua me titullin "Mbreti i boksit", në Kuvendin e 50-të të Këshillit Botëror të Boksit që u mbajt në pikën e pushimit në Cancun të Meksikës.Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Këshillit Botëror të boksit, Jose Sulaiman, si dhe ish-kampionë të boksit, mes tyre edhe meksikani Julios Cesar. Muhamed Ali, që mbante syze dielli të errëta, qëndroi i ulur gjatë ceremonisë në një fron prej kadifeje të kuqe.Në një televizion me ekran të gjerë shkruhej në spanjisht "Mirëse vjen në Cancun Mbreti i Boksit." Ali, i cili e kishte emrin e lindjes Kasius Klei, para se të konvertohej në mysliman suni, është një nga sportistët më të mirë të shekullit të 20-të.Ai fitoi për herë të parë titullin kampion i boksit për peshat e rënda në garën me Sonny Listonin, në moshën 22 vjeçare dhe ka siguruar gjithsej 56 fitore në karrierën e tij 21-vjeçare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus