Kyresore » 2012 » Dhjetor » 19 » Muhrino:E fyen gazetarin e Marca
3:36 PM
Muhrino:E fyen gazetarin e Marca
Pas konferencës së rregullt për shtyp, gazetari i "Marca” ka dashur të përshëndesë Moun, por Hose e refuzoi, duke vazhduar ta fyejë rëndë në gjuhën portugeze.Trajneri i Real Madridit, Hose Murinjo, e ka humbur busullën plotësisht pas barazimit me Espanjol. "Special One” në mënyrë të veçantë iu drejtua një gazetari të revistës "Marca” dhe e fyeu pas ndeshjes në "Santiago Bernabeu”."Në futboll, stafi im profesional dhe unë përfaqësojmë majat, ndërsa ju jeni plehra të gazetarisë”, iu drejtua Murinjo gazetarit Mark Antony Mean.Pas konferencës së rregullt për shtyp, gazetari i "Marca” ka dashur të përshëndesë Moun, por Hose e refuzoi, duke vazhduar ta fyejë rëndë në gjuhën portugeze."Më kanë thënë se je një bir kurve dhe një person i keq, por kam besuar se nuk është kështu. Tani e kuptoj se ju jeni kundër Real Madridit dhe kundër meje. Do të të respektoj gjersa jam trajner i Realit, por një ditë edhe ti do të ndryshosh dhe pastaj ne do të takohemi në rrugë, ” shtoi Murinjo.

Reali ka 13 pikë më pak se Barcelona pas javë së 16-të në La Liga dhe me 33 pikët e mbledhura deri më tani, pozicionohet në vendin e tretë të renditjes.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus