Kyresore » 2012 » Maj » 20 » Muller: Jo gjithmonë fiton më i miri
12:38 PM
Muller: Jo gjithmonë fiton më i miri
Thomas Muller, i cili shënoi golin e vetëm për Bayern Munichun gjatë kohës së rregullt në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, thotë se ekipi i tij ishte më i mirë, edhe pse ata e humbën kupën e ligës më të fortë evropiane, pas humbjes 4-3 në penallti (1-1)."Ky është futbolli. Ne u takuam me njëri-tjetrin në të kaluarën, nuk ndodh gjithmonë që ekipi më i mirë të ngrit trofeun", tha Muller.Reprezentuesi gjerman ka shënuar golin e parë për bavarezët në minutën e 84-të, por pas katër minutash, Drogba barazoi rezultatin dhe dërgoi ndeshjen në kohën shtesë, në të cilën nuk ka pasur gola dhe fituesi u vendos pas ekzekutimit të penaltive, ku lojtarët londinez ishin më të përqendruar dhe triumfuan 4-3..
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus