Kyresore » 2012 » Maj » 3 » Murinjo, emocione me polemika (+VIDEO)
10:12 AM
Murinjo, emocione me polemika (+VIDEO)
Zhoze Murinjo ka qenë mjaft i emocionuar pas fitores së titullit kampion në Spanjë, titulli i 7-të në karrierën e tij si trajner."Ishte shumë e vështirë, por jemi të lumtur. Vetëm ata që janë në futboll e kuptojnë realisht vuajtjen. Janë shtatë tituj dhe jam i emocionuar”. "Shpresoj që në ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Majorkës, njerëzit t’i japin përfundimisht meritat këtyre lojtarëve që meritojnë më shumë emocion dhe pasion se sa kanë marrë deri tani. Shpresoj që "Santiago Bernabeu” të përgjigjet ashtu siç e meritojnë”."Ky ka qenë kampionati më i vështirë për t’u fituar nga të gjithë. Deri në ditën e fundit, askush nuk na ka dhuruar asgjë, përfshirë Atletik Bilbaon. Barcelona ka fituar të gjithë ndeshjet e saj, me disa penallti të dyshimta si sot, por kanë bërë gjithçka për të fituar këtë titull. Janë një klub me traditë të madhe”, ishin fjalët e teknikut portugez i cili edhe në një ditë feste nuk i ka rezistuar tundimit për të bërë polemikë me rivalët e Barcelonës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus