Kyresore » 2012 » Prill » 16 » Murinjo: Historia harrohet kur zbret në fushë
9:56 PM
Murinjo: Historia harrohet kur zbret në fushë
Zhoze Murinjo mendon se ndeshja mes Real Madrid dhe Bajern Mynih është një sfidë e re dhe se statistikat e hershme mes dy skuadrave legjendare të futbollit evropian nuk i bëjnë aspak përshtypje."Për mua nuk kanë asnjë vlerë shifrat mes Realit dhe Bajernit. Nesër nuk luan historia. Nuk më intereson asnjë lloj rezultati i mëparshëm, nesër është një gjysmëfinale dhe si e tillë, ata që e luajnë duan ta fitojnë. Ata duhet të kenë motivimin ekstra se e luajnë finalen në shtëpi dhe ne se luajmë për të dytin vit radhazi në gjysmëfinale”.Ai nuk i ka rezistuar tundimit për të thumbuar në distancë Barcelonën, i pyetur rreth gjyqtarit të kësaj ndeshje, anglezit Hauard Ueb. "Nuk kam asnjë lloj problemi me këtë zgjedhje, ka eksperiencë në këto nivele. Lojtarët e Realit do të bëjnë si gjithmonë maksimumin për të ndihmuar gjyqtarin që të kryejë sa më qetësisht punën e tij. E dimë që ka raste kur një gjyqtar gabon dhe ka raste kur jep një penallti të dyshimtë që të jep tri pikët”, ishin fjalët e tij duke nënkuptuar fitoren e Barcelonës në këtë fundjavë.

"Ne këtë sezon vetëm mund të fitojmë, pasi e kemi humbur atë turne ku ishim mbajtës të trofeut, Kupën e Mbretit. Kampionatin dhe Ligën e Kampioneve mund t’i humbin vetëm ata që ishin fitues në fuqi”.

"Bajerni është një ekip i mirë me një trajner fantastik dhe shumë lojtarë të zotë. Ai është një klub i fortë që do të jetë një rival i madh. Ka lojtarë që janë pak më të veçantë se të tjerët, ndaj është një ekip i mirë”, tha Murinjo duke iu referuar kundërshtarëve.

Më pas ai nuk ka pranuar se Reali është favorit në këtë sfidë, duke iu referuar opinionit të ish-lojtarëve e drejtuesve të Bajern Mynih. "Më të rëndësishme se opinionet e mia janë ata të njerëzve të rëndësishëm që çdo ditë thonë të kundërtën. Hënes, Bekenbauer, Kahn, Hitzfeld… të gjithë mendojnë se Reali nuk është një ekip i madh, që ata janë më të fortë, janë një ekip i madh dhe që ne kemi kompleksin e "maces së zezë” ndaj tyre”, tha Murinjo i cili pranoi se kishte marrë pjesë në konferencë për shtyp vetëm se ishte i detyruar nga rregullorja e UEFA-s.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus