Kyresore » 2012 » Qershor » 16 » Murinjo i nervozuar: Spanja nuk është Barça!
1:55 PM
Murinjo i nervozuar: Spanja nuk është Barça!
Zhoze Murinjo nuk humb rast për të ndezur më shumë rivalitetin mes Real Madrid dhe Barcelonës apo për të thumbuar këto të fundit. Në vizitën e tij promocionale në Azi, ai pyetet vazhdimisht rreth Euro 2012 dhe gjatë konferencës së tij të fundit para shtypit, ai është përpjekur të minimizojë impaktin e Barcelonës në radhët e kombëtares spanjolle."Tani flasin vetëm për Spanjën dhe Barcelonën, por në skuadër ka gjithashtu 5 lojtarë të Real Madrid. Nuk e di se pse e bëjnë një gjë të tillë, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme”, ishte kritika e Murinjos ndaj atyre që mendojnë se katalanasit janë ende qendra e lojës së spanjollëve.
Më tej, ai ka thumbuar përsëri katalanasit nëpërmjet deklaratave të tij të zakonshme polemike. "Barcelona ishte skuadra kampione e Spanjës. E përsëris, ishte kampione, pasi tani nuk është më”, tha ai i inatosur me faktin se të gjithë e pyetnin vazhdimisht vetëm për magjinë e lojës së katalanasve dhe nëse Reali do të arrinte ta bënte një lojë të tillë në të ardhmen.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus