Kyresore » 2012 » Prill » 3 » Murinjo: Me armiqësi jap maksimumin!
3:39 PM
Murinjo: Me armiqësi jap maksimumin!
Zhoze Murinjo nuk ka fshehur ambiciet e tij në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane "Corriere Della Sera”, duke treguar cilat janë objektivat që i ka vënë vetes në vazhdimin e karrierës.Fillimisht, ai ka premtuar se do të kthehet në Itali, te Interi, duke pranuar se e cilëson këtë skuadër si një shtëpi të dytë, ndonëse për momentin po mendon vetëm për Realin."Unë jam tifozi më i madh i Interit. Ky klub është shtëpia ime dhe padyshim që do të kthehem. Kur? Nuk kam çfarë të them për të ardhmen e afërt, kam një kontratë për dy vitet e ardhshme me Real Madrid dhe nuk kam thënë asnjëherë se do të iki nga ky ekip pra përfundimit të saj”.Më pas, ai ka treguar se duke fituar shumë, krijohen edhe armiqësi, por ata e kanë ndihmuar që të jetë gjithmonë i përqendruar në punën që bën."Gjatë 10 viteve të fundit, askush nuk ka fituar aq tituj sa unë. Është e pamundur të fitosh gjithmonë, por shkruan historinë nëse e bën një gjë të tillë. Njerëzit nuk kujtojnë se çfarë ndodhi, kujtojnë vetëm fituesin. Ndaj nëse të jepet shansi të fitosh, duhet ta kapësh fluturimthi dhe të fitosh vazhdimisht. Kritikat? Të kesh armiq për të dhënë maksimumin nuk është e nevojshme, por është gjëja më e mirë. Sidomos kur je në një moment kur bëhesh gati të qetësohesh”.

Më pas, ai ka tregua tre objektivat që i ka vënë vetes në karrierë. "Të tre objektivat janë shumë të vështirë. Dua të jem i vetmi trajner që ka fituar Ligën e Kampioneve me tre skuadra të ndryshme. Dua të jem i vetmi që ka fituar tre kampionatet më të vështira në botë: Angli, Itali dhe Spanjë. Në një të ardhme, dua të jem i pari që fiton diçka me kombëtaren portugeze të futbollit”, ka treguar Murinjo.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus