Kyresore » 2012 » Maj » 28 » Murinjo: Pa Barcelonën, do të isha i panevojshëm për Realin
2:57 PM
Murinjo: Pa Barcelonën, do të isha i panevojshëm për Realin
Trajneri i madrilenëve i ka dhënë një elozh indirekt, si një lamtumirë për Guardiolën "Nëse Barcelona nuk do të ekzistonte, Reali i Madridit do ta fitonte kampionatin edhe pa trajner”. Ky është provokimi i lëshuar nga trajneri i "galaktikëve”, Zhoze Murinjo, pak javë pas përfundimit të kampionatit spanjoll, që nga shumë njerëz në Spanjë është interpretuar edhe si një mënyrë për t`i dhënë lamtumirën Guardiolës, duke bërë elozhe indirekte. Këtë vit, tekniku portugez ka thyer dominimin e Barcelonës, duke e udhëhequr skuadrën te fitorja e kampionatit. "Kemi arritur të grumbullojmë 100 pikë, thekson ish-tekniku i Interit. Barcelona ka grumbulluar vetëm 91. Reali i Madridit e ka fituar kampionatin me 9 pikë distancë, gjë që nuk ndodh në kampionatet e tjera”. Murinjo është ndalur më pas te Champions League, që ka mbetur peng i tifozëve të Realit të Madridit, të cilët ëndërrojnë të festojnë sa më shpejt kupën e 10 në histori. "Për të fituar Champions-in nuk ka nevojë që të jesh më i miri, shpjegon Murinjo. Mjafton që të shohësh finalen e këtij viti: Bajerni ka bërë 18 goditje nga këndi, kurse Çelsi vetëm 1 dhe shikoni çfarë ndodhi. Anglezët shënuan në të vetmen mundësi. Kjo është diçka që konfirmon edhe një herë tjetër se në një ndeshje të vetme mund të ndodhë gjithçka. Në një kompeticion si kampionati spanjoll, gjërat janë shumë më ndryshe. Luhen 38 ndeshje dhe shpeshherë ka një sërë detajesh të vogla që mund të bëjnë diferencën”. Trajneri i madrilenëve e ka mbyllur deklaratën rreth së ardhmes. "Kam firmosur deri në vitin 2016, por në një klub si Reali, nëse humb 2 ndeshje radhazi, atëherë gjithçka mund të ndryshojë”, ka theksuar tekniku portugez i Realit, i cili me paraqitjen e skuadrës në këtë sezon, ka mundur të fitojë një pjesë të tifozerisë madrilene, e cila e kishte kontestuar për thuajse një sezon e gjysmë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus