Kyresore » 2012 » Maj » 2 » Myler: I lumtur nëse Mesi thyen rekordin tim
10:44 AM
Myler: I lumtur nëse Mesi thyen rekordin tim
Lionel Mesi është shumë pranë arritjes së rekordit të Gerd Myler, pasi është vetëm dy gola larg shifrës 67 që është vendosur nga futbollisti gjerman me fanellën e Bajern Mynih në sezonin 1972-73. Por vetë Myler është i lumtur nëse ky rekord do të thyhet nga argjentinasi, një prej lojtarëve që ai admiron më shumë në skenën e futbollit botëror.
"Nuk mund t’i fshihesh kohës. Rekordet janë bërë për t’u thyer, jo për të qenë të përjetshëm. Mua nuk më duket absolutisht gjë e keqe që Mesi të thyejë rekordin tim, në të kundërt, është një nder”, ka treguar 66 vjeçari Myler."Mesi është një lojtar i madh që unë admiroj. Nëse ai arrin të shënojë 68 gola, unë do të jem mes të parëve që do ta përgëzoj, pasi do ta ketë merituar këtë arritje. Ai është teknikisht perfekt dhe absolut me topin në këmbë. Megjithëse është një futbollist gjenial, nuk është egoist dhe shënon gola të cilët janë shumë të bukur”, vijon golashënuesi që meritoi nofkën "Torpedo”."Në historinë e futbollit ka patur apo ka pak lojtarë të cilët janë në lartësinë e Mesit. A do të isha në gjendje të shënoja kaq gola tani? Preferoj të mos spekuloj. Por për mua do të thotë shumë që prej 40 vitesh ku ka patur shumë sulmues të mëdhenj, rekordi im ka mbijetuar”.Keqardhja e vetme e Gerd Myler është se nuk do të arrijë të përshëndetet me Lionel Mesin në finalen e Ligës së Kampioneve të 19 majit në Mynih. "Do të më kishte entuziazmuar një ndeshje Bajern-Barcelona”, ishte pohimi i sulmuesit legjendar gjerman.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus