Kyresore » 2012 » Prill » 22 » Nadal, “Mbret” i Montekarlos
6:36 PM
Nadal, “Mbret” i Montekarlos
Rafael Nadal fitoi turneun Masters të Montekarlos pasi mundi në finale Novak Djokovic, numrin 1 të botës në tenis, me një rezultat bindës 6-3, 6-1 në 78 minuta lojë. Spanjolli me këtë fitore arrin titullin e 20 në një turne Masters 1000 duke lënë pas Roger Federer, tenistin zviceran i cili nuk mori pjesë në këtë turne.Finalja nuk pati histori dhe Nadal arriti një fitore shumë të lehtë ndaj tenistit serb, i cili kreu 25 gabime të paforcuara në lojë (Nadal vetëm 10)."Je një kampion i madh dhe sot e meritove fitoren”, u shpreh Djokovic gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve."Është një nder për mua të luaj në këtë pistë sepse është turneu im i preferuar. Në Montekarlo ndihem si në shtëpinë time”, theksoi nga ana e tij Nadal, ai që konsiderohet si lojtari më i mirë i momentit i fushave me dhe’.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus